Ballina Shqiperia ime Media gjermane: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin evropian me plazhe magjepsëse

Media gjermane: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin evropian me plazhe magjepsëse

Vera është shumë afër, edhe pse temperaturat në vend po bëhen gjithnjë e më të nxehta, pushimet në Gjermani vështirë se mund të krahasohen me një udhëtim në Greqi apo vende të tjera të Evropës Jugore, shkruan Katharina Lembke në të përditshmen gjermane “Moin.de”.

Spanja, Italia apo Greqia –pikat e njohura turistike – po bëhen gjithnjë e më të njohura dhe për këtë arsye janë më të shtrenjta dhe të mbipopulluara me vizitorë. Pra, është koha për një destinacion të ri pushimesh – një destinacion që ofron jo vetëm plazhe po aq magjepsëse, por edhe çmime të përballueshme dhe miqësore me buxhetin.

Sa më i madh të jetë suksesi i një vendi, aq më i shtrenjtë do të jetë akomodimi për turistët. Për fat të mirë, ekziston një alternativë që është po aq e mirë sa Greqia apo Spanja:

Shqipëria!

Me plazhe me rërë, gjire të vegjël dhe ujëra bruz, pothuajse do të ndiheni sikur jeni në Greqi – sigurisht me çmime të përballueshme. Bie në sy veçanërisht resorti bregdetar i Ksamilit, i cili ndodhet në një gadishull.

Këtu mund të notoni në ujëra të pastër apo të bëni një udhëtim në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Pushimet në Shqipëri po bëhen gjithnjë e më popullore

Qyteti port i Vlorës është gjithashtu perfekt për pushime verore në vendin ballkanik. Vlora ndodhet në jugperëndim të vendit në Rivierën Shqiptare dhe sipas ekspertëve të udhëtimeve, ofron një nga plazhet më të bukura në rajon.

Turistët mund të vizitojnë Lagunën e Nartës ose të bëjnë një udhëtim me varkë në Gjirin e Gramës. Një shëtitje nëpër qytetin e vjetër historik mund të krijojë gjithashtu një atmosferë të veçantë pushimi.

Muajt më të mirë për pushime në Shqipëri janë maji, qershori dhe shtatori. Fluturimet me Eurowings ose Lufthansa nisin nga 70 euro, dhe koha e fluturimit prej dy deri në tre orë është gjithashtu shumë joshëse për pushime verore.