Ballina Tech Më shumë telefona se njerëz! – Me 1.4 milion përdorues, TikTok është...

Më shumë telefona se njerëz! – Me 1.4 milion përdorues, TikTok është rrjeti më i ndjekur në Shqipëri

Në Shqipëri, telefonat janë më të shumtë se vetë njerëzit. Me 2.4 milionë banorë dhe gati 4 milionë celularë aktivë, lidhja digjitale duket se po fiton terren mbi gjithçka tjetër. Mesatarisht, çdo shqiptar ka 1.65 telefona, sipas të dhënave nga faqja “DataReport” në raportin e saj më të fundit për vendin tonë.

Raporti përfshin edhe statistika mbi përdorimin e rrjeteve sociale në Shqipëri, në një kohë kur qeveria ka miratuar një vendim për mbylljen e TikTok për një periudhë 12-mujore. Gjatë kësaj kohe, do të krijohet mundësia për vendosjen e filtrave mbi përmbajtjet e rrjetit.

Megjithëse TikTok u bë i njohur në Shqipëri dhe në rajon në fillim të pandemisë, aktualisht ai numëron rreth 1.4 milionë përdorues në vend, të cilët për disa ditë nuk do të kenë më akses në platformë për të paktën një vit.

Ndërkohë, rrjetet e tjera sociale si Facebook dhe Instagram kanë secili rreth 1.2 milionë përdorues në Shqipëri, afro 200 mijë më pak se TikTok megjithëse kanë dominuar tregun digjital që prej vitit 2009.

Sa i përket platformës që deri para dy vitesh njihej si Tëitter, dhe që sot mban emrin “X” pas blerjes nga miliarderi Elon Musk, ajo numëron rreth 200 mijë përdorues në Shqipëri, duke qenë rrjeti social me më pak përdorues në vend, sipas të dhënave të DataReport.