Policia italiane ka sekuestruar 8 kilogramë e gjysmë kokainë që ndodhej brenda një makine që vinte nga Gjermania, raporton ANSA.
Droga është kapur në rrugën “38 në Val Venosta”, në zonën komunale të Silandro, Bolzano. Policia ndaloi makinën me targa italiane që vinte nga Shtutgarti, ku në të ndodhej një italian dhe një shqiptar.
Shpjegimet kontradiktore të dy personave për arsyet e udhëtimit zgjuan dyshimin e efektivëve, të cilët vendosën të kontrollonin mjetin me ndihmën e qenve nuhatës të drogës.
Droga, e cila sipas vlerësimeve të policisë italiane do të sillte në treg rreth 1.5 milionë euro, u sekuestrua bashkë me makinën.
Dy personat janë arrestuar dhe u dërguan në burgun e Bolzanos.
Vijojnë hetimet për të verifikuar çdo lidhje mes kësaj sekuestroje dhe kapjes së mëparshme maksimale të 100 kilogramë hashash, ngjarje e ndodhur dy javë më parë në Resia pas kontrollit të një makine, e cila gjithashtu vinte nga Gjermania