Ballina Shqiperia ime Masiv gurësh bien mbi makinë , disa të lënduar ne rrugen e Arberit

Masiv gurësh bien mbi makinë , disa të lënduar ne rrugen e Arberit

Rrëshkitja e disa gurëve në Rrugën e Arbrit ka rrezikuar jetën e disa personave që udhëtonin me një fouristradë.

Mesohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shkallës së Tujanit.

Në këtë vend, një masiv gurësh është shkëputur dhe ka goditur makinën, duke rrezikuar jetën e personave që udhëtonin me fouristradën.

Personat e lënduar mësohet se kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.