Ballina Shqiperia ime Mallakaster-I vjedh nje gruaje canten ne lokal, ne kerkim 57 vjecari

Mallakaster-I vjedh nje gruaje canten ne lokal, ne kerkim 57 vjecari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. M., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në një lokal, i ka vjedhur një shtetaseje, çantën në të cilën ajo mbante vlera monetare, dokumente dhe sende personale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.