Ballina Shqiperia ime Makinat koreane ne Shqiperi- Për 10 muaj, mbi 16 mijë mjete...

Makinat koreane ne Shqiperi- Për 10 muaj, mbi 16 mijë mjete të importuara 

Importi i makinave në Shqipëri vijon të jetë në shifra rritëse nga muaji në muaj. Referuar të dhënave të Open Data të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Rrugore, në total në periudhën Janar-Tetor të këtij viti, janë regjistruar 84,486 makina, ku 70,635 janë autovetura. Mjetet të cilat janë regjistruar për herë të parë, më shumë kryesojnë në muajin korrik me rreth 10,700 makina.

Por nga cilat shtete kryeson importi i tyre?

Makinat koreane kryesojnë përsa i përket importit duke u renditur të parë dhe në harkun kohor të 10 muajve të këtij viti janë regjistruar në total mbi 16 mijë makina. Italia është shteti i dytë nga të cilat importojmë më shumë makina me mbi 15 mijë dhe më pas Gjermania me 14,800 mjete.

Kryeqyteti mban numrin më të lartë të regjistrimeve për herë të parë me 35.600 mjete, ndërsa Durrësi renditet i dyti me rreth 13.400 makina.

Sipas të njëjtave të dhëna, mjete të regjistruarta sipas tipit të pronarit, rreth 78% janë individë ata të cilët importojnë dhe rreth 22% janë subjekte. Ndërkohë sipas moshës së makinave, kryesojnë makina të importuara që janë 9-15 vite të cilat zënë rreth 53% të totalit.