Mjeti godet 78-vjeçarin me biçikletë dhe largohet nga vendngjarja,polici në kërkim të mjetit,targa e të cilit është kapur nga kamerat e sigurisë.
Një 78-vjeçar është përplasur nga një automjet,i cili pas përplasjes e ka lënë të moshuarin në shesh dhe është larguar nga vendngjarja.78-vjeçari Faslli Arapi,banues në lagjen “30-Vjetori” ka qënë duke qarkulluar me biçikletë nga lagjia “Dëshmorët e Kombit” në drejtim të lagjes “30-Vjetori”,kur në vendin e quajtur “Varri i Babaliut” shtë përplasur nga prapa nga një automjet me ngjyrë tē zezë.I moshuari,pas përplasjes ka rënë në rrugë dhe është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhet në kujdesin e mjekëve,me plagë të shumta në kokë e trup.Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore,të cilët pasi kanë rrethuar perimetrin e vendit të aksidentit,po kryejnë edhe veprimet hetimore në vendngjarje.Nga kqyrja e kamerave të sigurisë,është identifukuar edhe mjeti që shkaktoi aksidentin dhe u largua bga vendngjarja.
Bëhet fjalë për automjetin tip Mercedes Benz,me targa AA 671 KE,në pronësi të një shtetasi nga fshatin Mbrakull në Poliçan,emri i të cilit nuk bëhet i ditur deri në ndalimin e tij.Burimet zyrtare të Policisë Berat bëjnë me dije se po punohet për kapjen e tij.