Ballina Shqiperia ime Makina përplas punonjësin e policisë , nisin kërkimet për shoferin

Makina përplas punonjësin e policisë , nisin kërkimet për shoferin

Rreth orës 17:40, në zonën e Freskut në Tiranë, një automjet i paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L, një punonjës policie jashtë shërbimit.

Sipas informacionit paraprak, ai është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet kanë bërë identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident dhe po punojnë për gjetjen e drejtuesit të tij. Grupi hetimor është angazhuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur detajet e saj.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.