Ballina Shqiperia ime Makina perplas per vdekje nje grua 65 vjecare

Makina perplas per vdekje nje grua 65 vjecare

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.