Ballina Shqiperia ime Makina përplas gruan në Lungomare, përfundon në spital. Ja pamjet

Makina përplas gruan në Lungomare, përfundon në spital. Ja pamjet

Një aksident është regjistruar sot në zonën e Lungomares në Vlorë.

Një mjet tip Golf ka përplasur një grua rreth 50 vjeçe. E plagosura është dërguar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.

Raportohet se gruaja ka marrë lëndime në kokë. Shoferi është shoqëruar në komisariat.Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje.