Aksident i rende ne aksin nacional Berat-Dimal,ne fshatin Morave.
Aksident në aksin nacional Berat-Dimal,mjeti del nga rruga,përfundon në kanal dhe merr flakë. 4 shtetasit që ndodheshin në mjet nxirren nga banorët e zonës farmirësisht pa marë mjeti flakë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në fshatin Moravë.Një automjet,tip Mercedes Benz,që udhëtonte nga Berati në drejtim të Dimalit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.Pak minuta më pas mjeti është përfshirë nga flakët. 4 shtetasit që ndosheshin brenda në makinë janë nxjerrë jashtë mjetit me ndihmën e banorëve të zonës,fatmirësisht pa u përfshirë ende nga flakët. Shtetasit që ndodheshin në mjet,dy meshkuj dhe dy femra janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat,ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë veprimet e para hetimore,për të konkluduar në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.Perimetri përreth mjetit në flakë është rrethuar nga zjarrëfikësit,për shkak se mjeti ishte me gaz.Ndërkohë që policia në vendngjarje konfirmon se shkak për aksidentit ka qënë shpejtësia dhe lagështira në rrugë,forcat zjarrëfikëse janë ende duke shuar flakët.