Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë, për shtetasin J. L., 30 vjeç, banues në fshatin Varibob, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi J. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Ballina Shqiperia ime Makina humb kontrollin ne Varibop , Cakran, plagoset shoferi, nis procedimi ne...