Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta me pare në autostradën Levan – Tepelenë pranë vendit të quajtur Kafaraj. Sipas burimeve paraprake drejtuesi i mjetit tip “ Mercedes Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka mbërritur policia ndërkohë që grupi hetimor po kryen të ekspertizen për të zbardhur shkaqet e aksidentit . Në vendngjarje ka shkuar dhe një mjet zjarrfikës .