Ballina Shqiperia ime Makina del nga rruga në Fier, 2 të plagosur

Makina del nga rruga në Fier, 2 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Marinzes”, në Fier. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kane mbetur të plagosur 2 persona.

Mesohet se të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, për të marrë ndihmen mjekësore, dhe sipas burimeve të informacionit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.