Ballina Shqiperia ime Lumi “Gjanica ” ne Fier me ngjyren e “vdekjes”! Ujrat e ketij...

Lumi “Gjanica ” ne Fier me ngjyren e “vdekjes”! Ujrat e ketij lumi jane te ndotura prej nje muaj

Lumi Gjanicë prej afro nje muaj me radhë ka ndërruar ngjyrë, duke u ngjyrosur  në të zezë. Ajo dallohet qartë sikurse edhe ndihet nga era e keqe që ajo lëshon në zonën pranë saj prej kalimtarëve të ndryshëm.

 Shtatë muaj më parë, pas ndërhyrjes së policisë dhe institucioneve përkatëse, u vendosën gjoba dhe pati ndalime të punonjësve të kompanive ndotëse, gjë që solli përmirësim të përkohshëm të cilësisë së ujit.

“Para 6-7 muajsh u raportua në media që në qendër të Fierit u rikthyen gjallesat. Lumi Gjanica nuk është i vdekur, por është një lum i ‘vrarë’ nga ndotjet e industrisë së naftës. Sot, lumi është në gjendje katastrofike. Me fillimin e sezonit të përpunimit të ullinjve në tetor-nëntor, fabrikat fillojnë të derdhin mbetjet e ullirit, dhe kompanitë e naftës përfitojnë për të derdhur ujërat teknologjikë, të cilët duhej të përpunoheshin ose të injektoheshin nëntokë. Nëse do të numëronim këto kompani, janë 4 ose 5, ndërsa institucionet që duhet t’i monitorojnë janë më shumë se 10. Megjithatë, duket se thjesht nuk kanë dëshirë të gjejnë se kush është përgjegjës.”