Lirohet kreu i PD-së Sali Berisha. Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për Berishën
Lirohet nga “arresti shtëpiak” Sali Berisha.
Lajmi u dha nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.
“Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë më kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase. Ne kemi një vit e ca luftë me Irena Gjokën. Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, tha ai.
.
.