Një “breshëri” raketash është lëshuar në veri të Izraelit nga Libani gjatë natës, sipas ushtrisë izraelite, pasi Hezbollahu synonte objekte industriale dhe ushtarake.
Shumica e 105 raketave u kapën, megjithëse disa shtëpi u goditën. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan gjatë gjithë natës, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.
Hezbollahu tha se kishte gjuajtur dhjetëra raketa drejt objektivave në Izraelin verior si hakmarrje për sulmet e javës së kaluar me pager dhe telekomandë.
Videoja e postuar në internet gjatë natës, deri më tani e paverifikuar nga BBC, duket se tregon një zjarr në një zonë banimi pranë Haifës pasi u godit nga një raketë e Hezbollahut.
Të shtunën, dhjetëra avionë luftarakë filluan të godasin “gjërësisht” Libanin jugor “pas zbulimit se Hezbollahut po përgatitej për të qëlluar drejt territorit izraelit”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), adm Daniel Hagari.
Përpara se të fillonin sulmet izraelite në mbrëmje, IDF tha më parë se kishte shkatërruar “rreth 180 vende dhe mijëra fuçi raketahedhëse” me sulme.
Në fillim të kësaj jave, 39 njerëz u vranë dhe mijëra u plagosën pasi pajierët dhe telekomandimet e përdorura nga Hezbollah, milicia dhe grupi politik i mbështetur nga Irani, shpërthyen dy ditë në të gjithë Libanin.
Të enjten, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah fajësoi Izraelin për sulmet, duke thënë se ai kishte kaluar “të gjitha vijat e kuqe” dhe u zotua “të drejtë ndëshkim”. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Türk tha se shpërthimet e pager-it dhe radio-talki-ve shkelnin ligjin ndërkombëtar humanitar.
Të dielën në mëngjes, IDF njoftoi një zgjerim të kufizimeve të reja ndaj komuniteteve në Izraelin verior dhe pjesë të lartësive jugore të Golanit që kishin hyrë në fuqi në orën 20:30 me kohën lokale (17:30 GMT) një natë më parë.
Komanda e Frontit të Brendshëm të IDF kufizoi grumnullimet në 10 pjesëmarrës në një zonë të hapur dhe 100 pjesëmarrës në një hapësirë të mbyllur.
Aktivitetet edukative mund të vazhdojnë dhe mbërritja në punë lejohet për sa kohë që ka hapësira të mbrojtura në dispozicion. Kufizimet vlejnë për zonën e Haifës dhe në veri.
Ndërsa frika rritet se konflikti mund të shpërthejë në një luftë në shkallë të gjerë, Departamenti i Shtetit i SHBA lëshoi këshilla të reja udhëtimi për qytetarët që aktualisht janë në Liban. Ambasada e SHBA në Bejrut u ka kërkuar njerëzve që të “largohen nga Libani ndërsa opsionet komerciale mbeten ende të disponueshme”, duke vënë në dukje se ata tashmë po funksiononin me “kapacitet të reduktuar”.
Ambasada shtoi se “mund të mos jetë në gjendje të ndihmojë qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë”.
Ministria e jashtme e Jordanisë fqinje lëshoi këshilla të ngjashme për qytetarët e saj, duke u kërkuar atyre në Liban që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Luftimet ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut u përshkallëzuan më 8 tetor 2023 – një ditë pas sulmit ndaj Izraelit nga persona të armatosur të Hamasit nga Gaza – kur Hezbollahu qëlloi në pozicionet izraelite në solidaritet me palestinezët.
Izraeli kohët e fundit shtoi në listën e qëllimeve të luftës kthimin e njerëzve të zhvendosur nga veriu i vendit për shkak të luftimeve ndërkufitare.
Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant tha të enjten se Izraeli po hynte në një “fazë të re të luftës” duke përqendruar më shumë përpjekjet e tij në veri.