Gjykata ka dhënë dënimin për 10 të arrestuarit për ngritjen e laboratorit të drogës në Frakull të Fierit, ku lënda sillej nga Kolumbia e fshehur në thasë me pleh kimik
Kujtojmë se droga u zbulua në 2022 në banesën ish-kreu të komunës, Viktor Çervanakut, e pas disa muajsh hetime nga autoritetet tona dhe ato malazeze, u zbulua i gjithë rrjeti i trafikimit të kokainës.
Në këtë grup ishte i përfshirë edhe djali i Viktor Çervenakut, Denilsoni, si dhe e dashura e këtij të fundit.
Gjykata ka dhënë sot vendimin për Nikolin Gjolena, Viktor Çervenaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku, Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Redion Meshi, Julian Malaj, Marildo Rona, në një proces që u zhvillua me procedurë të shkurtuar.
Konkretisht Nikolin Gjolena dënohet me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Denilson Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 17 ( shtatëmbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Viktor Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesembëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vite burgim.
Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra dënohet me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Zenel Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nëntë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Enxhi Ferhati dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
Redion Meshi dënohet me një dënim të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nente) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Bledar Matoshi dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
Marildo Rona dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim, por i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
Julian Malaj, i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim, por për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të caktuar, udhërohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
Viktor Çervanaku, ish-kryetar komune, rezultoi nga përgjimet se po përgatitej për zgjedhjet lokale, e ndërkohë, takoi eksponentë të njohur duke u thënë ka ardhur “pleh i mirë nga Kolumbia”.
Por, nga muaji shtator i 2022 kur ngarkesa mbërriti nga Mali i Zi, thasët me pleh u mbajtën në oborr pasi eksperti kolumbian mbërriti në Shqipëri në muajin nëntor dhe vonesa e tij u bë shkak që puna të dështonte.
Por, si u llogarit ngarkesa prej 430 kilogramë kur nuk kishte nisur ende ndarja nga plehu? Agjencitë e huaja që po ndiqnin udhëtimin e ngarkesës llogaritën në thasë përqindjen e drogës dhe me anë të kësaj formule, rezultoi se aty gjendeshin 430 kg kokainë.