Ballina Shqiperia ime  Ky është 19-vjeçari që u qëllua për vdekje me thikë pas sherrit...

 Ky është 19-vjeçari që u qëllua për vdekje me thikë pas sherrit në Fier

Grei Bihuci është 19-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të hënë, pasi u qëllua me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike.

Policia ka arritur të ndalojë autorin 20-vjeçar pas ngjarjes, i cili është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Shoku i viktimës Olti Serjanaj 20 vjeç, i cili ndërhyri për ta shpëtuar, mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se viktima ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes.