Prej muajsh tashmë në arrati dhe kërkim ndërkombëtar, Arben Ahmetajt i ndërpritet mandati i deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Ahmetaj nuk është paraqitur prej 6 muajsh në seancat plenare dhe në Komisionet Parlamentare.
Sipas afatit kushtetues atij tashmë i digjet mandati i deputetit. Seanca e fundit kur ai mori pjesë ishte 6 korriku i vitit të shkuar, përpara se të largohej nga Shqipëria në drejtim të paditur. Ahmetaj po hetohej nga SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Ditën e sotme Kuvendi i ka dërguar një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ku njofton ndërprerjen e mandatit të ish-zëvëndëkryeministrit. Shkresa është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj.