Ballina Shqiperia ime Kush është autori 26 vjeçar i ekzekutimit të 50-vjeçarit sot në Ndroq 

Kush është autori 26 vjeçar i ekzekutimit të 50-vjeçarit sot në Ndroq 

Një vrasje mafioze ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në një lokal në Ndroq, ku mësohet se është ekzekutuar me armë shtetasi i identifikuar si Alfred Dedja.

Policia është në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Ndërkaq policia njoftoi se tashmë ka përpiluar të dhënat e tij dhe janë vënë në ndjekje të autorit të këtij ekzekutimi.Burime bëjnë me dije se autori i  vrasjes së Dedjas është i moshës 26 vjeç, dhe i identifikuar si shtetasi Julian Gjoshi

Mësohet se mjeti që ai ka përdorur për t’u larguar nga vendngjarja ku kreu ekzekutimin e 50-vjeçarit, është një model “Mercedes- Benz” i tipit fuoristradë e llojit “ML”

Mesohet se Julian Gj. është një person me rekorde kriminale, dhe dyshohet ai figuron edhe në përgjimet e aplikacionit famëkeq “Sky ECC”, ky ku dyshohet se favorizohet për lirimin e tij nga burgu vite më parë, pasi është një shtetas i arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Sipas burimeve ngjarja ka ndodhur në një lokal ku viktima ka qenë duke pirë kafe. Një person është afruar nga jashtë, ka hyrë brenda dhe ka qëlluar mbi viktimën.

Më pas autori me mjetin e tij ka marrë rrugën për nga Shijaku.

Informacion paraprak

Më datë 01.12.2024, rreth orës 15:30, në një lokal në Ndroq, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A. D., rreth 50 vjeç.

Autori është identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.