Ballina Bota Kush eshte 43 vjecari shqiptar qe u plagos në atentat në Greqi

Kush eshte 43 vjecari shqiptar qe u plagos në atentat në Greqi

Detaje të reja janë zbuluar për atentatin ndaj një 43-vjeçari shqiptar në Greqi. Mësohet se shënjestër e sulmit ka qenë Emil Backa, nga Tirana por banues në rrugën “Paleologu 8” në Ahaia.

Shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Patras, teksa mësohet se shqiptari njihej edhe me emrin Nikos. 

43-vjeçari nuk ëhstë emër i panjohur për policinë, pasi ka precedentë penalë për çështje droge.

Ai rezulton i liruar nga burgu i Koridhalos në mars 2023 dhe ka dyshime se e vazhdon ende veprimtarinë e tij kriminale. Sipas policisë, ai është goditur 3 herë me pistoletë nga një automjet tip “Citroen” me xhama të zinj, por vetëm një plumb e ka kapur në trup.

Shqiptari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Patras, teksa mësohet se shqiptari njihej edhe me emrin Nikos.