Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët që të dalin dhe ta shfrytëzojnë mundësinë e tyre për të votuar.Në apelin e tij dhënë në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe serbisht, Albin Kurti tha se inkurajon çdo qytetar që të ushtrojnë të drejtën demokratike për ta bërë zërin e tyre që të dëgjohet.
Po ashtu ai tha se duhet ta përdorin këtë shans për të vendosur për 4 vitet e ardhshme.Dita e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në shtetin sovran të Kosovës.
Inkurajoj çdo njërin që të votojë. Ushtroni të drejtën demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet.Përdorni shansin e lirisë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme”, tha Kurti.