Dollari amerikan ka rikuperuar pikë nga dita e djeshme edhe pse pa ndonjë ndryshim të konsiderueshëm duke u blerë këtë mëngjes me 91 lekë dhe duke u shitur me 92.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e hënë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 98.6 lekë dhe është shitur me 99.5 lekë.
Franga zvicerane sakaq ka pasur luhatje të paqëndrueshme të kuotës këtë të martë duke u blerë sot në raport me dje me 102.7 lekë dhe duke u shitur me 104 lekë.Paundi britanik sakaq ka shënuar rritje të vlerës duke u blerë sot me 117.3 lekë dhe duke u shitur me 118.8 lekë nga një ditë më parë referuar tregut të brendshëm valutor.