Ballina Shqiperia ime Kultivimi i kanabisit në Shqipëri, qeveria miraton parcelat e rritjes

Kultivimi i kanabisit në Shqipëri, qeveria miraton parcelat e rritjes

Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për përcaktimin e standardeve për zonat dhe parcelat e tokës ku do të lejohet kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Vendimi synon të rregullojë në detaje kriteret për kultivim, duke siguruar përputhshmëri me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.

Standardet për kultivimin për qëllime mjekësore:

  1. Parcelat nuk duhet të jenë brenda:
    • Zonave të mbrojtura ose turistike.
    • Pyjeve, kullotave dhe livadheve.
    • Zonave ushtarake.
    • Zonave urbane sipas planeve territoriale.
  2. Largësia minimale prej 3 km nga parqet e bletëve dhe zonat ushtarake.
  3. Përqendrimi i metaleve të rënda në tokë duhet të jetë brenda kufijve të lejuar.
  4. Kultivimi duhet të ndjekë standardet ndërkombëtare të praktikave të mira bujqësore dhe të grumbullimit (GACP).

Kriteret për parcelat e dedikuara për qëllime industriale janë të ngjashme, përfshirë ndalimin e kultivimit në zonat e mbrojtura, zonat turistike, dhe pyjet, si dhe respektimin e distancave minimale prej 3 km nga parqet e bletëve dhe zonat ushtarake.