Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani shkarkon nënkryetaren Sara Goxhaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi
Dy ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj emëroi nga qelia Sara Goxhajn si kryetare të komanduar. Por dje Veliaj tërhoqi vendimin duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm që i delegonte kompetencat Anuela Ristanit.