Kryeministri Rama ka zhvilluar pak
me pare një mbledhje për të komanduar drejtuesin e ri të bashkisë, një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, që akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.
Kjo është hera e dytë brenda ditë që kryeministri shihet në bashkinë e kryeqytetit, teksa gjatë paradites zhvilloi takim me nënkryetarët, Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako.
Në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, firma e kryebashkiakut Erion Veliaj i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani pasditen e sotme.
Ndërkohë pak më vonë këtë mbrëmje, do të mbahet aktiviteti me rastin e 105-vjetorit të Tiranës si kryeqytet. Pritja zyrtare do të mbahet në Pallatin e Brigadave, ku pritet prezenca e trupave diplomatike, personaliteteve e artistëve shqiptare. Në mungesë të Veliajt, pritet që të marrë pjesë në event kryeministri Rama.