Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku po zhvillohet ceremonia mortore e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Mitsotakis ka ardhur bashkë me delegacionin e tij që përbëhet nga 5 ministra. Kryeministri pasi ka bërë nderimet për Kryepeshkopin Anastas është afruar pranë kryeministrit Rama dhe kyeopozitarit Berisha.