Taulant Balla nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por ai do të marrë postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin.
Ndërkohë që Taulant Ballën në Ministrinë e Brendshme pritet ta zëvendësoje, Ervin Hoxha.
Rama njoftoi se Niko Peleshi nuk do të jetë më Ministër i Mbrojtjes por këtë post do e drejtojë Pirro Vengu.
Po ashtu ikën, Ervin Mete nga Ministria e Financave, post te cilin do ta marrë Petrit Malaj.
Sakaq, Niko Peleshi do të jetë, kryetar i Grupit të PS-së, kurse Elisa Spiropali do të jetë kryetarja e re e Parlamentit.
NDRYSHIMET NE QEVERINE RAMA:
Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla
Ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha
Petrit Malaj, Minister i Financave
Ministër i Mbrojtjes, Pirro Vëngu
Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendi
Bledi Çuçi, nënkryetar i parlamentit
Niko Peleshi kryetar i grupit parlamentar të PS