Ballina Aktualitet Kryemadhi: Persona pranë meje janë rrëmbyer,arrestimi i Metes,proces politik

Kryemadhi: Persona pranë meje janë rrëmbyer,arrestimi i Metes,proces politik

Monika Kryemadhi po jep një deklaratë për shtyp.

Kryemadhi: Dje mora materialin për vendimin e masës së sigurisë për mua, duhej ta lexoja, nuk isha shumë e qetë mendërisht dhe shpirtërisht ta lexoja me detaje. Në thirrjen në SPK jam pyetur për kallëzimin penal ndaj Veliajt.

I kam dërguar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe prova të vërtetuara, të miat, masë dhe familjarëve të mi.

Nuk kishte përfshirje të tyre në kërkesën e prokurorisë për gjykatën. Që në nisje ishte një proces politik që nisi nga denoncimi im për inceneratorët.

Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK pasi mendoja se qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbesues do të ishin korrekt në marrëdhënien e çështjes sonë.Une kisha 5 mije faqe mamaja rreth 3 mij

U thirrën për orë të tëra, janë rrëmbyer nëpër aeroporte miq të mi, të huaj e shqiptarë, u kanë kërkuar të bëjnë dëshmi të rreme dhe janë intimiduar, por nuk kemi folur sepse kemi besuar tek reforma për të cilën aleatët tonë kanë paguar.

Deklarata dje ka shkelur nenin për dekretin hetimor.Kryemadhi: Për çdo gjë që flitet aty Meta nuk ka paguar asgjë vetë, as një shishe ujë, çdo gjë e kam paguar unë, ai është marrë me politikë.

Edhe rrogën e tij e merrja unë në bankë, paguaja drita dhe ujë, Meta u mor vetëm me politikë të madhe, liberalizimin e vizave etj.