Ballina Shqiperia ime Kreu i Unionit të të Përndjekurve politikë viziton Salianjin në burgun e...

Kreu i Unionit të të Përndjekurve politikë viziton Salianjin në burgun e Fierit

Ish- deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, është vizituar ditën e sotme në burgun e Fierit nga kreu i Unionit të të Përndjekurve politikë Besim Ndregjoni, i shoqëruar nga dy ish të burgosurit politikë, Demir Pojani dhe Nuri Stepa.Pas takimit që zgjati më shumë se një orë, Ndregjoni pohoi për mediat se “ne nuk i përkasim politikës, por një shtrese që mbron të drejtat dhe liritë e njeriut ndaj jemi në mbrojtje të një të dënuari pa asnjë bazë ligjore”.

“Ne e mbështetëm moralisht Salianjin”- ka pohuar Ndregjoni, ‘pasi është një politikan i ri dhe është absurde të dënohet pa asnjë dokument ligjor, dhe kjo është pasojë e faktit se Shqipëria prej tre dekadash nuk po dënon krimet e komunizmit’.

Të jesh luftëtar i së drejtës dhe së vërtetës në një vend ku sundon gënjeshtra dhe padrejtësia është një detyrë fisnike njerëzore. Padrejtësia në këtë vend është kthyer në formën më të keqe të sundimit, duke u quajtur demokraci.

Këtu kemi ardhur që të bëjmë një apel kombëtar që të mos e përdorni drejtësinë për urrejtje dhe hakmarrje politike. Bëni drejtësi të barabartë për të gjithë, si për qytetarin e thjeshtë , si për pushtetarin e madh. Ne sot i përcjellim mesazhin edhe politikës, edhe opozitës, jepni drejtësi, ”-ka theksuar në fjalën e tij.