Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat për zëvendësimin e Arben Ahmetajt në Kuvendin e Shqipërisë, pas përfundimit të mandatit të tij si shkak iu mungesës mbi 6-mujore në punimet parlamentare.
KQZ-së shqyrtoi shkresën e Dallëndyshe Bicit e cila e refuzoi këtë mandat me argumentin se do të vijojë të qëndrojë në detyrën që ajo ushtron aktualisht si drejtoreshë e Agjencissë së Kadastrës.
Ndërkaq, në mbledhjen e sotme u vendos njoftimi i kandidatit të radhës në listën shumë-emërore të Partisë Socialiste në Tiranë, që është Plarent Ndreca.
Sekretari i KQZ: Kandidati i radhës mund të vijojë me procedurat ligjore për plotësimin e formularit.
Ilirjan Celibashi: Pranohet refuzimi i Bicit. Sot do t’i dërgohet kërkesa Ndrecës. Nëse Ndreca e pranon do të vijojmë me procedurat, pra me plotësimin e formularit.