KQZ – Mbledhja e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, datë 08.10.2024Rendi i ditës:
- Projektvendim “Për miratimin e raportit mbi gjetjet nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 14 maj 2023”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit. Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se disa kandidatë kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare.
KQZ gjobiti kreun e Bashkisë Belsh, Arif Tafani me 206 mijë lekë, kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë; kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë, kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë; Majlinda Bufin e Roskovecit me 243 mijë lekë, Mariglen Dishën e Librazhdit me 125 mijë lekë; Agron Malajn e Burrelit me 80 mijë lekë, Bukurosh Maçin e Peqinit me 70 mijë lekë, Albert Mlyshin e Mirditës me 300 mijë lekë, Bardh Spahian, kandidatin e PD në Shkodër me 445 mijë lekë.
- Shqyrtim administrativ të denoncimit nr. 2 ID nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KRIIK), ndaj personave përgjegjës për shkelje administrative, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Malësi e Madhe, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë “Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, z. Ardian Vuksan Demaj”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Fier me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, z. Ymer Riza Goga”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Fier, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialdemokrate”, zj. Kejdi Alfred Resuli”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Elbasan, me kandidatin nga lista shumemërore e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, z. Ymer Isuf Balliu”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Kukës, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë “Nisma Thurje”, z. Florin Fez Syla”.
- Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Peqin, me kandidatin nga lista shumemërore e “Partisë Socialiste të Shqipërisë”, zj. Donika Ded Karina”.