Në Këshillin Kombëtar të Integrimit ka raportuar prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, që ka bërë dhe një bilanc të punës së institucionit që ai drejton.
Në fjalën e tij, Çela ka dhënë edhe shifra sa i përket korrupsionit dhe pastrimit të parave. Çela deklaroi se gjatë vitit 2023 janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur për çështje të korrupsionit. Ndërkaq, ai tha se janë dërguar për gjykim 140 procedime me 151 të pandehur.
Sa i përket pastrimit të parave, Çela deklaroi se në dy raste janë sekuestruar llogaritë bankare të 15 shoqërive me një vlerë prej 5.8 milionë euro, ndërsa në një çështje u sekuestruan 1.3 milionë euro.
Kryeprokurori Olsian Çela: Do të fokusohesha tek çështjet e korrupsionit, pavarësisht se lidhet me SPAK, kjo përben një pjesë të rëndësishme të punës sa i takon prokurorive të juridiksionit të përgjithshme.
Gjatë vitit 2023 rezultojnë se janë 32 çështje, të cilat janë dërguar SPAK nga Prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm. Në 6 raste rezultatet vijnë nga zbatimi i medotave speciale të hetimit.
Edhe vetë prokuroritë e juridiksionit të përgjakshëm kanë të dhëna premtuese. Gjatë 2023 janë regjistruar 170 procedime me 123 të pandehur për çështje të korrupsionit. Ndërkohë janë dërguar për gjykim 140 procedime me 151 të pandehur.
Vihet re një trend pozitiv ku një pjesë e çështjeve janë nisur nga prokurorët. Janë 18 çështje të tilla.
Një aspekt tjetër ka qenë ai që lidhet me pastrimin e produkteve të veprës penale. Sot mund të themi se është bërë një progres i madh.
Në 2023 janë regjistruar 156 procedime të reja përsa si përket pastrimi të parave, ndërkohë 16 persona janë dërguar për gjykim dhe 22 janë dënuar për pastrim parash.
Një fokus i është dhënë edhe hetimit financiar që shkon krahas hetimit të veprave të ndryshme penale. Më lejoni tju jap dy raste për të treguar cilësinë. Në një rast kemi sekuestrimin e llogarive bankare të 15 shoqërive në një vlerë 5.8 milionë euro ndërkohë në një cështje të dytë janë sekuestruar 1.3 milionë eurove.