Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Selanik të dielën, kur një klient goditi me thikë kuzhinierin shqiptar, 65-vjeç, pas një debati të çastit.
Mediat fqinje raportojnë ee gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës, kur për një arsye të panjohura, klienti i restorantit ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më pas e ka goditur me thikë në bark dhe është larguar nga vendngjarja.
Punonjësit dhe klientët e tjerë të restorantit njoftuan menjëherë polocinë, ndërsa i plagosuri u dërgua për ndihmë në spital pasi mori plagë në bark.