Ballina Shqiperia ime Kishte jetuar një vit në Belgjikë, del FOTOJA e 33-vjeçarit që u...

Kishte jetuar një vit në Belgjikë, del FOTOJA e 33-vjeçarit që u ekzekutua në Shkodër

Është publikuar fotoja e të riut që u vra me breshëri plumbash në Dragoç të Shkodrës.I riu, Ramazan Mataj është qëlluar brenda në makinën e tij tip Benz.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, por 33-vjeçari është gjetur i pajetë ditën e sotme nga banorë të zonës.

Ramazan Mataj rezulton se ka jetuar për një periudhë 1-vjecare në shtetin belg.Pas kthimit të tij në Shqipëri sipas familjarëve ai punonte në zonën e Ulqinit në ndërtim.

Ata tregojnë se pas kthimit nga Belgjika apo punës së tij ne vendin fqinj ku ka shprehur pakënaqësi apo probleme.