Ballina Bota Kërkohej nga Italia, Vetëdorëzohet në polici kreu i grupit kriminal 

Kërkohej nga Italia, Vetëdorëzohet në polici kreu i grupit kriminal 

Kreshnik Farruku, një person i kërkuar nga autoritetet italiane, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit.

Farruku është kreu i klanit Farruku, i njohur për aktivitetet kriminale.Ai ishte në kërkim ndërkombëtar dhe iu konfiskuan pasuritë në dhjetor të vitit të kaluar, pas hetimeve që lidhen me aktivitetet e paligjshme të këtij klani.

Pas dorëzimit të tij, autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe procedurat përkatëse, ndërsa Farruku do të përballet me akuzat për të cilat është i kërkuar.