Ballina Shqiperia ime Kapet në kufi 34-vjeçari nga Fieri ne kerkim per trafik lëndësh narkotike

Kapet në kufi 34-vjeçari nga Fieri ne kerkim per trafik lëndësh narkotike

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Vlorë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim Xh. Z., 34 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Apelit Vlorë më datë 22.12.2016, e ka dënuar këtë shtetas me vendim penal të formës së prerë, me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve shtetasi Xh. Z., iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.