Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 22 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, cannabis sattiva.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.