Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 55 vjeç, banues në Gërmenjë, Divjakë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kallëpe tritoli, 2 fitila zjarrpërcjellës, 6 kapsolle detonatore, 2 krëhëra automatiku dhe 60 fieshekë.