Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme ,kapën në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, i cili lëvizte në qytet, me armë zjarri pistoletë, me municion, të cilën e mbante në automjetin që drejtonte pa leje. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe 13 fishekë. Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor, dhe prindit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.