DVP Fier
✅2 shtetas në pranga, për posedim cannabisi dhe për raste dhune, në vijim të veprimeve operacionale në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”.
Puna e inteligjencës policore, bashkëpunimi me qytetarët dhe kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, vijojnë 24/7, për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre. Si rezultat i tyre:
-specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në vijim të megaoperacionit “Tempulli”, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në banesë, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një pjesë e së cilës e ndarë në doza, me qëllim shitjen. Gjithashtu, sepse ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
-specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi ka dalë nga banesa, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe për motive të dobëta, në një lokal, ka goditur me grushte, 2 shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.