Një aksident tragjik ka ndodhur pranë kryqëzimit të Dajçit, në autostradën Lezhë-Shkodër. Një kamion është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të motoçikletës.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ambulancës dhe transportimit të tij në spital, i plagosuri nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 20:50, një kamion i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Arben Tanushi, 51 vjeç.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit, i cili, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.
Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e kamionit, K. Z., për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.