Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e opozitës gjatë rubrikës “Sy m’Sy”, sa i përket programit për zgjedhjet e 11 majit.Akuzave të ndjekësit në rrjete sociale se kreu i PS-së “i ka kopjuar programin”, ai i është përgjigjur me ironi.
“Do të kemi edhe një takim tjetër në Itali. Kjo e kopjimit të programit është gjëja më qesharake në botë a thuhet bëhet fjalë për kod atomik, për një kod kasaforte të një sekreti, Kodi i Da Vinçit, megjithëse u qajnë hallin pensionisteve nuk japin kontributin e tyre, deri këtu është niveli i krijesave kënetore.
Hapja e negociatave nuk lidhet me ne dhe përcaktohet si mëkat, faj i rilindjes, pro shikohet po të duash të marrësh vesh pak më shumë si funksionon BE“, tha Rama.