Pas ditëve të tëra me temperatura të larta, juglindja e vendit është përfshire mesditën e kësaj të diele nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë të fortë dhe në vende te caktuara edhe me reshje breshëri.
Më të theksuara këto reshje kanë qenë në territorin e bashkisë së Maliqit, ku përveç dëmeve që shkaktojnë kapriço të tilla të motit në bujqësi, era e fortë ka shkulur edhe çati të objekteve buzë rrugës.
Fatmirësisht nuk ka raportime për dëme në njerëz, ndërsa rrebeshe të tilla në zonën e juglindjes janë bërë më të shpeshta dhe me intensitet të lartë të reshjeve dhe erës.