Ballina Ekonomi Java nis negativisht për Dollarin dhe Euron 

Java nis negativisht për Dollarin dhe Euron 

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht pasi ka humbur pikë nga java që lamë pas teksa është blerë sot me 89.9 lekë dhe është shitur me 91 lekë.

Monedha europiane gjithashtu ka regjistruar një zbritje të lehtë të kuotës teksa është blerë sot me 99.3 lekë dhe 3është shitur me 100 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ka pasur një rritje ë vlerës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 103.6 lekë dhe është shitur me 104.5 lekë.

Paundi britanik sakaq duket konstant teksa është blerë sot me 116.2 lekë dhe është shitur me 117.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.