Edlir Alleshi është efektivi i repartit “Shqiponja”, i cili u plagos me armë zjarri pasditen e sotme teksa ndiqte një të dyshuar për armëmbajtje.
Alleshi u plagos me një plumb në bark nga autori pranë zonës së Kinostudios në kryeqytet.
Sakaq, në ndjekje të personit të armatosur janë venë shërbimet e tjera të Forcave “Shqiponja”, Patrullat e Përgjithshme, dhe Njësitë Speciale Operacionale, janë bllokuar hyrje-daljet e të gjitha rrugëve, dhe vijon kontrolli për kapjen e personit të armatosur.