Ballina Bota Izraeli sulmon Libanin/ Dronët shënjestrojnë makinën me aleatin e grupit militant Hezbollah

Izraeli sulmon Libanin/ Dronët shënjestrojnë makinën me aleatin e grupit militant Hezbollah

Një sulm izraelit me dron ndaj një makine në lindje të Libanit vrau dy persona, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Libanit më 26 prill.

Ushtria izraelite tha se ka shënjestuar një zyrtar të al-Jamaa al-Islamiya apo Grupit Islamik, që është aleat i grupit militant libanez, Hezbollah.
Grupi Islamik ka qenë aktiv në fshatrat e banuara me myslimanë sunitë që gjenden përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin.

Ushtria izraelite tha se personi që vrau ishte Musab Khalaf. Sipas ushtrisë, Khalaf qëndronte pas sulmeve ndaj trupave izraelite në Çeba, që Izraeli mori nga Siria gjatë Luftës të Lindjes së Mesme më 1967. Qeveria libaneze thotë se ajo zonë i përket Libanit.
Një zyrtar i Grupit Islamik ka refuzuar që të konfirmojë vrasjen e pjesëtarit të saj.
Sulmi izraelit ndodhi në një rrugë pranë fshatit lindor të Majdonit, tha agjencia shtetërore e lajmeve libaneze, pa identifikuar personin e dytë që u vra.
Sulmi me dronë ndodhi një ditë pasi Hezbollahu kreu sulme përgjatë kufirit, që la të vrarë një civil izraelit.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore përgjatë kufirit, që kur ka nisur lufta në Gazë afër shtatë muaj më parë.
Hezbollahu ka thënë se sulmon Izraelin në shenjë solidariteti me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmi i të cilit më 7 tetor në jug të Izraelit nxiti luftën në Rripin e Gazës./ REL