Izraeli goditi Iranin me një sërë sulmesh ajrore të shtunën herët, duke thënë se kishte në shënjestër objektivat ushtarakë, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit me raketa balistike që Republika Islamike kreu ndaj Izraelit në 1 tetor.
Izraeli kreu një valë të dytë sulmesh ndaj Iranit, raportoi CNN. Më herët, media shtetërore iraniane raportoi disa shpërthime në Teheran të shtunën herët në mëngjes sipas kohës lokale.
Një banore i tha CNN se “u zgjua nga një zhurmë e largët shpërthimesh” dhe përshkroi një prani të madhe të Gardës Revolucionare Islamike në qytet gjatë gjithë ditës, transmeton Gazeta Express.
SHBA-ja ka deklaurar se nuk po merr pjesë në sulmet izraelite ndaj Iranit.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris është informuar për sulmet hakmarrëse të Izraelit ndaj Iranit, tha të premten një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
“Zëvendëspresidenti është informuar për kryerjen e sulmeve nga Izraeli kundër objektivave ushtarake në Iran. Ajo po ndjek nga afër zhvillimet dhe do të vazhdojë të përditësohet”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Harris ishte në Hjuston për një miting të premten mbrëma.
Kayla Tausche e CNN raportoi më herët të premten se presidenti Joe Biden ishte informuar dhe po ndiqte nga afër zhvillimet, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Imazhet tregojnë kryeministrin izraelit dhe ministrin e mbrojtjes duke menaxhuar sulmet nga qendra komanduese
Imazhet e publikuara nga ushtria izraelite tregojnë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant duke menaxhuar operacionin kundër Iranit nga Kirya, selia ushtarake e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Tel Aviv.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha në një deklaratë në një deklaratë që Netanyahu dhe Gallant “po ndjekin nga afër” sulmet në Iran “nga qendra e komandës dhe kontrollit të IDF”.
Ata janë bashkuar nga zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm të Izraelit, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes dhe zyrtarë të lartë të tjerë, thuhet në deklaratë. Ushtria izraelite tha se komandanti i forcave ajrore izraelite gjeneralmajor Tomer Bar është gjithashtu i pranishëm.
Ushtria izraelite herët të shtunën konfirmoi se po godiste “objektivat ushtarake” në Iran, pas raporteve fillestare për shpërthime në Teheran.
Mediat shtetërore iraniane filluan të raportojnë shpërthime në Teheran të shtunën herët në mëngjes sipas kohës lokale.
Videot e postuara në mediat sociale nga banorët e Teheranit tregojnë shpërthime në qiell dhe gjurmues të zjarrit që ngrihen nga qyteti me afrimin e agimit.
Një nga ato video, e gjeolokuar nga CNN, tregon raunde të shumta zjarri gjurmues duke u qëlluar ndërsa shpërthime dëgjohen në sfond.
Një video tjetër, e gjeolokuar gjithashtu nga CNN, tregon një numër shpërthimesh në qiell drejt jugut të Teheranit.