Një i ri shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap në banesë me mbi 1 kg kokainë, me vlerë 100 mijë euro. Arrestimi i 25-vjeçarit u bë nga karabinierët e Monterotondos në Fiano Romano.
I riu, u kap teksa i jepte një dozë kokaine një blerësi, u ndalua nga policia. Ndërkohë, lëvizjet e tij të dyshimta, bënë që policia të nisë hetimet dhe të zbulojë sasinë e kokainës në banesën e tij. Tashmë ai ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.
Operacioni çoi në sekuestrimin e gjithsej 1 kg 250 gram kokainë, 43 gramë marijuanë dhe rreth 30 mijë euro cash.